Pas fitores së rëndësishme ndaj Bylisit, lojtari i Teutës, Xhoele Maçolli, u shpreh i kënaqur me paraqitjen e skuadrës dhe atmosferën pozitive që po mbizotëron te durrsakët.
Xhoele, urime për fitoren ndaj Bylisit! Si e përjetuat këtë ndeshje?
Faleminderit! Ishte një ndeshje e luftuar, sepse Bylisi është skuadër që nuk dorëzohet lehtë. Ne e nisëm mirë, mbajtëm ritmin dhe shfrytëzuam rastet që patëm. Ishte një fitore e merituar dhe shumë e rëndësishme për moralin e skuadrës.
Çfarë mendon se ishte çelësi i suksesit?
Mendoj se çelësi ishte uniteti. Kemi punuar shumë në stërvitje për të qenë kompaktë dhe për të mos lënë hapësira. Disiplina taktike dhe përqendrimi deri në fund bënë diferencën.
Si e vlerëson paraqitjen tënde personale?
Jam i kënaqur me mënyrën si luajta, por gjithmonë ka vend për përmirësim. Më e rëndësishmja është që ekipi fitoi dhe secili dha maksimumin për ngjyrat e Teutës.
Teuta duket në formë të mirë. Cili është objektivi për fazën e ardhshme të kampionatit?
Ne synojmë të jemi sa më lart në renditje. Kampionati është i gjatë dhe çdo ndeshje ka vlerë, ndaj do të vazhdojmë me përulësi, përqendrim dhe dëshirë për të fituar.
Si është atmosfera në skuadër pas kësaj fitoreje?
Shumë pozitive. Fitorja gjithmonë sjell energji dhe motivim. Jemi si një familje, të gjithë bashkë për një qëllim të përbashkët suksesin e Teutës.





