Presidenti francez Emmanuel Macron zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin e Iranit, Massoud Pezeshkian, ku theksoi shtatë kërkesa kyçe në marrëdhëniet mes dy vendeve dhe situatën në Lindjen e Mesme.

Në fokus të bisedës ishin:

Lirimi i menjëhershëm i dy shtetasve francezë, Cécile Kohler dhe Jacques Paris, të cilët mbahen në Iran në rrethana që Franca i konsideron të pajustifikueshme.

Siguria e qytetarëve francezë dhe objekteve diplomatike në Iran, pa kërcënime apo veprime të njëanshme.

Respektimi i armëpushimit në Lindjen e Mesme si parakusht për uljen e tensioneve në rajon.

Rikthimi në tryezën e negociatave, veçanërisht mbi programet raketore dhe bërthamore të Iranit.

Zbatimi i Traktatit për Mos-Përhapjen e Armëve Bërthamore (NPT) dhe rikthimi i inspektorëve të IAEA në Iran për të garantuar transparencë.

Macron deklaroi se Franca do të vijojë përpjekjet diplomatike në ditët në vijim për të avancuar këto çështje, duke synuar ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon.