Presidenti francez Emanuel Macron, do të nisë vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri, këtë mbrëmje me dorëzimin e dekoratës më të lartë të Republikës së Francës “Oficer i Madh i Legjionit të Nderit” për shkrimtarin e shquar shqiptar, Ismail Kadare, në një ceremoni që do të zhvillohet sonte në orën 20.00 në Pallatin e Brigadave.

Presidenti i Francës Emmanuel Macron pritej të mbërrinte në vendin tonë mëngjesin e sotëm por ai do të jetë i pranishëm në takimin e Procesit të Berlinit vetëm gjatë pasdites së këtij samiti.

Ndërkaq ditën e nesërme do të zhvillojë vizitën zyrtare në Shqipëri, gjatë së cilës do të takohet kokë më kokë me homologun, Bajram Begaj në presidencë.