Presidenti francez Macron ka kritikuar presidentin Trump, duke thënë se ai nuk është një president “klasik”. Në një intervistë për BBC, Macron ka kritikuar kreun e Shtëpisë së Bardhë, i cili ofendoi pak ditë më parë vendet afrikane.

“Nuk është një fjalë që mund të thuhet për këtë vende. Ne duhet t’i respektojmë të gjitha shtetet”, ishin fjalët e Macron. Megjithatë, Presidenti francez u shpreh se marrëdhëniet e tij me Trump ishin shumë të mira.

Gjatë intervistës, Macron iu referua dhe Traktatit të Parisit për Ndryshimet Klimatike, ku Presidenti francez ia ka bërë të qartë Presidentit Trump se marrëveshja nuk është e negociueshme, pavarësisht komenteve të kreut të Shtëpisë së Bardhë se ngrohja globale nuk ekziston.