Presidenti francez, Emmanuel Macron ka uruar përmes një letre kryeministrin Kosovës, Albin Kurti për formimin e qeverisë.
Macron thekson se menaxhimi i situatës së pandemisë duhet të jetë përparësi.
“Unë e di që ju synoni të realizoni reforma thelbësore, të cilat i kërkojnë bashkëqytetarët tuaj: forcimin e shtetit të së drejtës si dhe zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të Kosovës. Duhet shtuar edhe lufta kundër pandemisë, e cila duhet të ketë përparësi të menjëhershme, në kohën kur Kosova po preket rëndë dhe kur Bashkimi Evropian po mobilizohet për të ndihmuar vendet e rajonit për të përballuar krizën shëndetësore dhe pasojat e saj.“
Macron ka ofruar mbështetjen e tij edhe për dialogun Kosovë-Serbi që, sipas tij, duhet të përfundojë me një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Në fund të urimit presidenti francez shkruan se do të ishte shumë i lumtur që së shpejti të mirëpresë Kurti për vizitë në Paris.





