Duke folur nga samiti i Sofjes, ku merr pjesë edhe kryeministri Edi Rama, presidenti francez Emanual Macron ka thënë se zgjerimi i BE duhet të shihet me shumë kujdes. Presidenti Macron tha se nuk është për zgjerimin para se në BE të bëhet një reformë reale, por mbështet Ballkanin të ecë përpara drejt BE-së.
"Ajo që kemi parë gjatë 15 viteve të fundit është një rrugë që ka dobësuar Europën sa herë që mendojmë ta zgjerojmë atë. Dhe unë nuk mendoj që ne bëjmë një shërbim për vendet kandidate apo veten tonë duke pasur një mekanizëm që në njëfarë mënyre nuk ka më rregulla dhe vazhdon të lëvizë drejt zgjerimit. Unë jam në favor të anëtarësimit te Ballkanit në Evropë dhe të ecjes drejt Evropës. Por unë mendoj se ne duhet të shohim çdo zgjerim të ri me shumë kujdes dhe ashpërsi. S’jam për zgjerimin para se në BE të bëhet një reformë reale"– tha Macron për gazetarët.
Deklaratat e Macron shihen si një zhgënjim ne mënyrë te veçantë për Shqipërinë dhe Maqedoninë, të cilët shpresojnë për dritën e gjelbër nga udhëheqësit e BE muajin e ardhshëm për të filluar bisedimet për anëtarësimin.