Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka deklaruar se do të heq gjendjen e emergjencës, e cila është në vendosur në Francë që prej nëntorit të vitit 2015.
Duke folur në Pallatin e Versailles, Macron ka deklaruar përpara anëtarëve të sapozgjedhur të Asamblesë dhe Senatit, se dëshironte t’i rikthente popullit francez liritë e tij.
“Këto liri janë kushtet e ekzistencës së një demokracie të fortë”, është shprehur Marcon, i cili edhe pse ka paralajmëruar heqjen e gjendjes së emergjencës nuk ka bërë të ditur një datë të saktë.
Franca ka qenë nën gjendjen e emergjencës që prej sulmit terrorist të nëntorit të vitit 2015, në të cilin humbën jetën 130 persona dhe u plagosën disa dhjetëra të tjerë.
Gjithashtu presidenti francez ka kërkuar edhe reduktimin e një të tretës së parlamentit, duke thënë se një masë e tillë do të kishte një efekt pozitiv për sa i përket cilësisë së përgjithshme të punës parlamentare.