Një shkelje e sovranitetit të Groenlandës do të kishte pasoja të pashembullta, paralajmëroi presidenti francez Emmanuel Macron, para takimit të Këshillit të Ministrave në Pallatin Elysee.
“Ne nuk i nënvlerësojmë deklaratat e Trump për Groenlandën, por nëse shkelet sovraniteti i një vendi evropian dhe aleat, pasojat do të ishin të pashembullta”, shtoi ai.
‘’Franca po e ndjek situatën me vëmendjen më të madhe dhe veprimi i saj do të jetë në solidaritet të plotë me Danimarkën dhe sovranitetin e saj”, shtoi presidenti.





