Marine Le Pen ka reaguar sapo presidenti Emmanuel Macron shpalli zgjedhje të parakohshme pasi sondazhet nxorën partinë e saj të parë në zgjedhjet e Parlamentit Europian. Le Pen tha gjatë deklaratës së saj tha se jemi gati të marrim pushtetin nëse francezët na japin besimin e tyre në zgjedhjet e ardhshme kombëtare. Gjithashtu Le Pen shtoi se është e gatshme të ushtrojmë pushtetin, t’i japim fund migrimit masiv, t’i japim përparësi fuqisë blerëse, të gatshëm për ta bërë Francën të jetojë përsëri.
“Ky votim historik tregon se kur njerëzit votojnë, njerëzit fitojnë. Ne jemi gati të marrim pushtetin nëse francezët na japin besimin e tyre në zgjedhjet e ardhshme kombëtare. Ne jemi të gatshëm të ushtrojmë pushtetin, t’i japim fund migrimit masiv, t’i japim përparësi fuqisë blerëse, të gatshëm për ta bërë Francën të jetojë përsëri,” i tha ajo një turme mbështetësish në një tubim.