Presidenti francez Emanuel Macron anuloi vizitën në Beograd të parashikuar për këtë javë.
Shkak u bënë trazirat e shkaktuara nga protestat e “Jelekë-verdhëve” për çmimin e lartë të naftës.
Anulimin e vizitës e njoftoi vetë Presidenti serb në një konferencë për shtyp.
Aleksandër Vuçiç tha se vizita do të shtyhet për disa javë.
Një vend të rëndësishëm në bisedimet Vuçiç–Macron pritet të ketë edhe normalizimi i marrëdhënieve Kosovë–Serbi.





