Presidenti Emmanuel Macron po mendon për një vizitë të përbashkët në Uashington së bashku me liderin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe kryeministrin britanik Keir Starmer ndërsa përshpejtohen përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Vizita është planifikuar në fillim të javës së ardhshme ku liderët mund të paraqesin një front të bashkuar për paqen. Takimi vjen pas përplasjes se presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky me Donald Trump në Zyrën Ovale më 28 shkurt, ku nuk u arrit të nënshkruhej një marrëveshje për mineralet e rralla.
Më pas Uashingtoni ndërpreu ndihmën ushtarake për Ukrainën. Ndërsa Macron dhe Starmer vizituan SHBA-në disa ditë përpara se të mbërrinte Zelensky në Shtëpinë e Bardhë.