Presidenti i Francës, Emmanuel Macron pas bisedës më Putin ka telefonuar edhe homologun e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Presidenti i Republikës bisedoi me Presidentin Zelensky për telefonatën e tij të sotme me Presidentin Putin, gjatë së cilës ky i fundit dha marrëveshjen për përpjekje të përbashkëta që do të ndërmerren në bazë të rekomandimeve të Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike për të garantuar sigurinë e termocentraleve bërthamore në Ukrainë”, thuhet në deklaratë.

Presidenti francez Emmanuel Macron kishte shprehur “shqetësimin e tij të madh” për sigurinë bërthamore gjatë një telefonate me Putinin më herët të dielën.

Në telefonatën e tij me Zelenskyn, Macron kishte “përsëritur domosdoshmërinë absolute për të shmangur çdo sulm ndaj integritetit të objekteve bërthamore civile të Ukrainës”.

Sipas Elysee, u diskutua edhe për situatën humanitare dhe Macron i kishte thënë Zelenskyt se do t’i kushtojë “vëmendje të madhe nevojave të Ukrainës dhe Franca do të vazhdojë të rrisë mbështetjen e saj në këtë fushë”.