Presidenti francez, Emmanuel Macron u kërkoi sot bashkëqytetarëve të tij të jenë më të kujdesshëm në respektimin e masave përballë COVID-19 në momentet e jetës private, gjatë të cilave rreziqet e kontaminimit janë shumë të larta.
“Ne nuk duhet të pushojmë në momente të jetës private, sepse shpesh në festat private, në momentet familjare bëhen kontaminimet”, theksoi presidenti francez gjatë një udhëtimi në Auvergne.
Ai tha se masat e reja për të luftuar virusin, i cili po qarkullon gjithnjë e më shumë në vend, do të shqyrtohen të premten në Këshillin e Mbrojtjes së Shëndetit.