Kryeministri i ri serb, Gjuro Macut paraqiti sot përbërjen e qeverisë së re serbe.
Ndryshimet në qeverinë e re serbe kanë të bëjnë veçanërisht me Ministrinë e Integrimit Evropian, ku është emëruar Nemanja Staroviç dhe në atë të Arsimit, një sektor nën vëzhgim dhe shumë i përfshirë në muajt e fundit për shkak të lëvizjes së protestës së studentëve.
Ajo iu besua Dejan Vuk Stankoviç, profesor universiteti, analist dhe komentator politik i njohur për publikun e gjerë.
Qeveria e re nuk përfshin Aleksandar Vulin, politikanin kontrovers, i njohur për qëndrimet e tij të forta nacional-patriotike dhe pro ruse, në qendër të përplasjeve të shpeshta verbale dhe incidenteve diplomatike, dhe përjashtimin e të cilit nga qeveria e kishte shpresuar Komisionerja e re e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos.
Më 6 prill, presidenti Aleksandar Vuçiç ia besoi detyrën e formimit të qeverisë së re profesorit Gjuro Macut (61 vjeç), një endokrinolog i njohur dhe profesor në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Beogradit, me shpresën se ai mund të lehtësonte fillimin e një dialogu me lëvizjen studentore.
Protestat e studentëve filluan pas vdekjes së 16 personave gjatë shembjes së një çatie në stacionin e trenit në Novi Sad, në fillim të nëntorit, dhe kanë për qëllim korrupsionin e përhapur, demokracinë e dobët dhe kontrollin e medias nga autoritetet.
Vendimi i Vuçiçit zhgënjeu opozitën, sipas së cilës Macut ishte një personazh gri dhe i errët tërësisht në duart e Vuçiçit dhe se në thelb ai nuk do të ndryshonte asgjë në rrjedhën politike të vendit.
Nesër, Macut do të prezantojë para deputetëve listën e ministrave dhe do të mbajë fjalimin programor.