Shpërthimi i një granate ka lënë të paktën dy të vdekur dhe mbi 80 të plagosur, në kryeqytetin e Madagaskarit, Antananarivo, gjatë festimeve për ditën e pavarësisë së këtij vendi.
Shpërthimi ndodhi në stadiumin e Mahamasinas, aty ku pritej që brenda pak minutash të fillonte një koncert, shkruan “BBC”.
Nga ana e autoriteteve ky shpërthim është konsideruar si një akt terrorist.





