21 nëntor 2014– Vetëm pak kohë pasi Kim Kardashian “shkatërroi” internetin me fundshpinën e saj, shumë femra të tjera të showbizit përpiqen të ekspozojnë assetet e tyre, por gjithmonë duke bërë ironi me pozat e Kimit. Kim është ironizuar së fundmi edhe nga “Mbretëresha” e popit, Maddonna, e cila ka shprehur edhe konfuzion se përse gjoksi është i ndaluar. Në një foto të postuar në rrjetin social “Facebook”, Maddona ka pozuar topless, por është konfuze se përse gjoksi konsiderohet më provokues se fundshpina dhe përse nuk ndalohet ekspozimi i kësaj të fundit.





