17 nëntor 2015 – Madona ditën e dielë ka realizuar koncertin e saj të radhës në Stocholm të Suedisë. Gjatë koncertit ajo i kushtoi një fjalim viktimave të Parisit.

"Ka qenë shumë e vështirë për mua të dal në skenë pasi ndjehem keq që unë jam duke kërcyer e kënduar ndërkohë që të tjerët po qajnë për të humburit e tyre".- shprehet ajo.

57-vjeçarja i kërkoi të pranishëve të mbanin  një minutë heshtje në nder të viktimave.

Në koncert edhe pse 40 mijë njerëz, nuk u dëgjua asnjë zë. 

Përpara se të ftonte publikun, për të kënduar këngën "Like a Prayer", për nder të viktimave, Madona shpërthen në lot.

/portali DurresLajm/