Madonna është njohur për stilin e saj ekstravagant, por një tatuazh këngëtarja nuk e ka bërë kurrë në trupin e saj.

Sot ajo është 62 vjeçe, por jo vonë për të bërë tatuazhin e parë dhe shumë të veçantë, një dedikim për gjashtë personat e saj më të shtrenjtë.

Madonna ka shkruar në kyçin e dorës inicialet e gjashtë fëmijëve të saj: Lourdes, 24 vjeç, Rocco, 20, David, 15, Mercy, 14 dhe binjaket 8-vjeçare, Estere dhe Stella.

Me flokë rozë dhe e buzëqeshur, Madonna tregoi kyçin e dorës, ku dallohen shkronjat: L R D M E S.

“Tatuazh për herë të parë”– shkroi Madonna krah fotove të publikuara në rrjete sociale.