Ylli i muzikës pop Madonna pranon se të jesh nënë nuk është e lehtë. 64-vjeçarja tha për Vanity Fair:
“Të rritesh me një nënë si unë është një sfidë. Ka qenë beteja më e vështirë, më e forta. Sot jam ende duke luftuar për të kuptuar se si të jem nënë dhe ta bëj si duhet. Të kesh fëmijë dhe t’i rrisësh është një vepër arti dhe askush nuk ju jep një manual. Duhet të mësosh nga gabimet. Është një profesion që kërkon shumë kohë dhe është rraskapitëse sepse nuk ka kurrë pushim.”
Fituesja e Grammy-t thotë se gëzon shumë duke parë se si secili prej fëmijëve të saj ka zbuluar krijimtarinë e tij. “Unë kurrë nuk e kam inkurajuar vajzën time Lola të bëjë muzikë apo djalin tim Roço të pikturojë. Por unë i kam ekspozuar gjithmonë me artin, me muzikën dhe jam e lumtur që kanë gjetur mënyra për t’u shprehur. Kam respekt dhe admirim për ta dhe për atë që bëjnë”, thotë ajo.
Madonna ka gjashtë fëmijë: vajzën Lourdes, 26-vjeçe, të cilën e ndan me ish të dashurin, Carlos Leon; djali Roço, 22-vjeç, me ish-bashkëshortin Guy Ritchie, David, 17, Chifundo ‘Mercy’, 16 dhe binjakët, Estere dhe Stella, 10, të cilët ajo i adoptoi nga Malavi.
Rikujtojmë, se ylli i muzikës do të festojë 40-vjetorin e këngës së saj të famshme, “Holiday”, duke nisur turneun e saj të parë të hiteve më të mira. Turneu do të nisë këtë verë në Amerikën e Veriut dhe Evropë dhe do të përfshijë 38 këngë në ‘Billboard Hot 100’. Ikona e popit do të performojë muzikë nga e gjithë karriera e saj.