Muajin tjetër pritet të mbahet edicioni i 64-të i Festivalit Europian, “Eurovision Song Contest”. Është traditë që vendi mikpritës të organizojë një ceremoni hapëse, që këtë vit i është besuar këngëtares me famë botërore, Madonna.

Sipas asaj që raportojnë mediet e huaja, ajo ka rënë dakord për të performuar përpara gjithë të ftuarve të vendeve të tjera. Madonna do të performojë 2 këngë, një nga hitet e saj dhe një këngë të re.

Performanca e këngëtares së pop-it cilësohet si rezervimi më i shtrenjtë, sepse “Bashkimi Europian i Transmetimeve” ka konfirmuar se Madonna do të paguhet 1 milion dollarë. Thuhet se njëra nga këngët e saj përmban një mesazh politik, ndaj këngëtarja ka nisur që tani punën me producentët e festivalit. Kjo do të jetë hera e katërt që Madonna do të dhurojë spektakël në Izrael, sepse ajo ka performuar më parë në vitet 1993, 2009 dhe 2012.