Madonna po kërkon të bëjë gjithçka që duhet për të rikthyer pamjen e saj natyrale përpara turneut botëror.

Artistja u përball me kritika të pafundme nga fansat pas paraqitjes në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Grammy kur u ngjit në skenë për të prezantuar këngëtarët Kim Petras dhe Sam Smith për performancën e tyre.

Gjatë daljes në skenë, fansat vunë në dukje se sa ndryshe dukej fytyra e saj në krahasim me vitet e kaluara.

“Pavarësisht asaj që njerëzit mendojnë, kritikat e ndryshme për pamjen e saj e prekën atë”, tha një burim për Daily Mail.

Krijuesja e hitit “Like A Prayer” po i nënshtrohet procedurave që do t’i rikthejnë tiparet e saj natyrore.