Mbretëresha e muzikës pop, Madonna, ka gjetur një mënyrë që të tërheqë sërish vëmendjen e mediave dhe publikut. Në çatin e quajtur “Ask me anything” ku këngëtarja pyetet për jetën dhe karrierën e saj, ka treguar dhe ëndrrën e saj, ku ka fjetur me aktorin, Brad Pitt .
“Brad Pitt dhe unë jetonim bashkë, ndërsa ishte edhe një femër tjetër bionde së bashku me ne në krevat. Më pas ajo "qetesoi " bashkeshorten e Brad duke i thene : Me vjen keq Angelina, ishte vetëm ëndërr”. Në tre vitet e fundit, Madonna është në lidhje me njërin nga balerinët e saj, 24 vjeçarin, Brahim Zaibat. Këngëtarja 55-vjeçare, Madonna, e cila ende vazhdon që të ketë një formë shumë të mirë, është shprehur para pak kohësh se nuk ka ndonjë sekret që ajo vazhdon të jetë tërheqëse. Sipas Madonnës, dashuria është ajo që e mban të re.





