13 mars 2015 – Mbretëresha e pop-it ka kritikuar Kaney West për mos angazhimin serioz në realizimin e albumit “Rebel Heart”, duke bërë fajtore Kim Kardashian. Sipas Madonna-s, Kaney e kalonte pjesën më të madhe të kohës në telefon me bashkëshorten e tij Kim. Rreperi ka realizuar disa prej këngëve të albumit më të ri të Madonnës. “Ai është shumë i zoti në punën e tij, por dhe shumë i shpërqendruar, pasi kalon shumë kohë në telefon me Kim-in. Mua më duhej ta thërrisja gjatë gjithë kohës që të përfundonim”, është shprehur Madonna.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





