11 Mars 2015 – Tri herë është shkishëruar, por këtë herë mbretëresha e muzikës Pop lëshon deklaratën bombë: “Do ta takoj këtë Papë që është tani. Më pëlqen ai”. Kështu u shpreh Madonna në një intervistë për radion italiane, Rtl 102.5, duke ironizuar se për një takim të tillë mjaftonte një verë e mirë dhe makarona. 

Këngëtarja e famshme me origjinë italiane tha se e pëlqente Papa Franceskon, pavarësisht se më parë Vatikani e ka shkishëruar. Ajo ka shpjeguar dhe arsyet pse ka ndodhur kjo. “Ka të bëjë me raportin tim me Zotin ose loja me seksualitetin e tij, që i kam trajtuar shpesh në këngët e mia. Për këtë jam shkishëruar nga Kisha Katolike jo një apo 2, por 3 herë”.