Madonna nuk duket si dikush që ka pendesa, por ja që si çdo njeri edhe asaj i ka ndodhur diçka e tillë. Mbretëresha legjendare e popit bëri disa rrëfime të sinqerta dje në “The Tonight Show with Jimmy Fallon”.
Kur Fallon e pyeti në lidhje me faktin që ajo refuzoi të merrte pjesë në “Showgirls” – këngëtarja nuk shprehu keqardhje. Megjithatë, Madonna pendohet që refuzoi të ishte pjesë e “Batman Returns” të Tim Burton në vitin 1992, ku Catwoman u luajt nga Michelle Pfeiffer.
“I pashë të dy… dhe më vjen keq që refuzova Catwoman.” -pranoi ajo. “Showgirls? Jo.”
Më pas, ajo shprehu pendesë edhe për një shans tjetër që kishte humbur.
“Unë gjithashtu refuzova rolin në ‘The Matrix’. A mund ta besoni këtë? Doja të vrisja veten,” tha ajo, duke iu referuar rolit të vetëm kryesor femëror të filmit: Trinity, i cili si përfundim u luajt nga Carrie-Ann Moss.
Madonna pranoi për Fallon se mbetet një nga keqardhjet e saj të pakta në një karrierë gati katër dekadëshe.