Këngëtarja Madonna do të publikojë së shpejti një dokumentar të ri në “Netflix” ku do të flitet për karrierën e saj.

Sipas mediave, Madonna ka nënshkruar një marrëveshje me “Netflix” ku do të paraqesë prapaskena të turneut të saj “Madame X”.

Dokumentari do të paraqesë betejën e Madonna-s me dëmtimet në gju të cilat e detyruan të anulonte disa data turne pasi ajo u urdhërua të pushonte nga mjekët.

Ky nuk është dokumentari i parë i Madonna-s. Në vitin  1991 ajo publikoi dokumentarin “Truth Or Dare” ku nxorri pamje nga turneu i saj “Blonde Ambition” dhe tregoi prapaskenat me të dashurin e saj të atëhershëm Warren Beatty.