Madonna duket se është në krizë. Mbretëresha e popit është shfaqur e dehur në skenën e Louisville’it dy ditë më parë. Fansat e kanë pritur për dy orë dhe performanca e saj nuk ka qenë në nivelin e duhur.
Por vetë këngëtarja i ka hedhur poshtë të kritikat, duke iu përgjigjur fansave të saj me një status në rrjetet sociale.
“Për të gjithë ata që u pëlqen të besojnë se unë pi para performancave të mia! Shfaqja është 2 orë e 15 minuta gjatë të cilave duhet të këndoj dhe të kërcej. Në Në Louisville bëra shaka duke performuar si kloun që mund të pijë. Është interesante kur sheh se si reagojnë njerëzit dhe si më trajtojnë në një mënyrë krejt seksiste (nëse do të isha burrë, askush nuk do të kishte thënë gjë). Kjo mund të ndodhë kur njerëzit nuk lexojnë libra dhe informohen nga media si TMZ”.