Këngëtarja Madonna vërtetoi edhe një herë se shpirti i saj rebel nuk është zhdukur ende. Gjatë një interviste të dhënë së fundmi në “The Tonight Show”, artistja u zvarrit në tavolinën e prezantuesit Jimmy Fallon.
Sipas “The Week”, ylli i muzikës pop, 63 vjeç, u ngrit papritmas gjatë bisedës në studio dhe u shtri në tavolinën e Jimmy-t. I vënë në siklet, Fallon hoqi xhaketën e tij për të mbuluar të pasmet e këngëtares, gjatë kohës që ajo po bënte një kërcim sensual.
Pas kësaj, Madonna u ngrit dhe u kthye të ulej në vendin e saj. Ajo tha: “Jeta nuk është vetëm të intervistosh macet. A nuk doni të flisni me një të rritur? Le të flasim me disa të rritur. A po flisni me një të rritur tani?“.
Ndërkohë Jimmy iu përgjigj: “Nuk jam i sigurt… Mendoj se jeni në një lloj konflikti tani. Keni shkuar te mjeku?”. Madonna shtoi me shaka: “Shkova dy ose tre herë te mjeku”.
Videoja e këngëtares është bërë menjëherë virale në rrjet. Në 10 vitet e fundit, Madonna ka shitur mbi 80 milionë albume dhe ka luajtur në shumë filma.