SHBA, 29 prill 2014 – “Mafia është një kërcënim më i madh sesa terrorizmi”. Këtë deklaratë ka bërë për të përditshmen amerikane New York Times, gazetari dhe shkrimtari i njohur italian Roberto Saviano, autori i librave “Gomorra” dhe “Zero Zero Zero”.

Autori i njohur i librave, që kanë denoncuar mafien italiane, ka deklaruar për të përditshmen amerikane se kapitalet e mafiozëve po ndryshojnë demokracitë nga brenda. "Shpresoj që gazetat maerikane të nisi të përballen me këtë problem”,- thotë Saviano.  

Që prej vitit 2006, kur mori kërcënimet e para me vdekje nga krimi i organizuar, Saviano është i mbrojtur me roje personale.

Sipas tij, organizatat mafioze arrijnë të ndryshojnë demokracitë duke i sulmuar nga brenda, duke u ndryshuar format. Fitimet e paligjshme, tregjet e paligjshme arrijnë të imponohen sepse sulmojnë konkurencën duke ofruar çmime më të lira.

“Mafia arrin të financojë bankat, sistemin e ndërtimit dhe sektorin e transportit. Këtu në Itali, ashtu si në Amerikë ku tregu i lirë nënkupton elasticitet dhe hapje është më e lehtë për mafien të përfshihet”,- thotë Saviano.

Saviano vazhdon të vërë theksin në efektin domino dhe këmbëngul në faktin se nëse vendet e ndryshme do të aplikonin politika mbrojtëse do të ishin më të mbrojtur.

“Përtej klisheve, mafia nuk është vetëm trafik droge e armësh, zhvatje dhe krim i organizuar. Poshtë sipërfaqes më të njohur qëndron gjithnjë dikush i veshur me kostum, i aftë të transformojë të paligjshmen në të ligjshme. Në epokën digjitale, mes llogarive online dhe cyberfinancës, është gjithnjë e më e vështirë t’u dallosh gjurmët”,– thotë Saviano.  

Sipas tij, e gabuar në ditët e sotme është të mos llogarisësh gjatësinë e tentakulave të Oktapodit Mafie.

“Nuk ka një mafie europiane. Mafia është një organizatë ndërkombëtare”, – thotë Saviano, duke iu referuar faktit që në epokën e globalizimit mafia është një mutant në gjendje të lëvizë, të lidhet, të mimetizohet.

Duke iu referuar edhe njëherë deklaratës së tij, se mafia është më e rrezikshme se terrorizmi ai shtron “Mafia dhe terrorizmi shpeshherë herë lëvizin në mënyrë të sinkronizuar”.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/