10 dhjetor 2014 – Edhe pse mediat turke përmendën emrin e Erjona Sulejmanit për një lidhje të mundshme me mafien italiane, familja e Blerim Xhemaili thotë se bëhet fjalë për ish të dashurën e mesfushorit tetovar të Galatasaray, italianen Alessia Tedeschi. Këtë e kam konfirmuar për Express një i afërm i familjesXhemaili.
"Unë jam familjar i afërt i Blerimit dhe nuk bëhet fjalë për të fejuarën e Blerimit, Erjona Sulejmani, por për ish të dashurën e Blerimit, Alessia Tedeschi", ka thënë Arben Xhemaili.





