SERBI– Drejtoria e Përgjithshme e Policisë serbe informoi se krerët e disa grupeve kriminale po planifikojnë që të shkaktojnë një incident ajror me avionin e kryeministrit Ivica Daçiç.

Policia siç shkruan media serbe ka konfirmuar se informacionin e disponon prej të dhënave të Shërbimit Sekret (BIA).

Sabotazhi ishte menduar të ndodhte me ndihmën e personave që e kanë aksesin në avion gjatë udhëtimeve të Presidentit, kryeministrit dhe zv.kryeministrit të parë.

“Problemet teknike të qëllimshme në avion mund të shkaktonin dëmtim të pjesshëm dhe pas ngritjes në ajër mund të çonte në përplasjen e avionit.

Pavarësisht lajmeve Daçiç është kthyer në Beograd të enjten në mbrëmje me të njëjtin avion.