14 shtator 2015 – Grupe të vogla, por shumë ambicioze të krimit. Kështu i quan gazeta holandeze “De Telegraaf” grupet kriminale të organizuara nga shqiptarët, që kanë mundur të përfitojnë shuma të mëdha parash në mënyrë joligjore, kryesisht me trafik droge.
Gazeta shkruan gjithashtu se shqiptarët janë të përfshirë në një sërë vrasjesh brutale, ende të pazbardhura dhe gjithashtu në tregtinë e kokainës. Sipas shkrimit, që merr shkas nga vrasja e Ilirjan Sulkut, karakteristikat që policia holandeze ka përcaktuar për mafian shqiptare, janë: Shumë e dhunshme, shumë e lëvizshme e elastike, që arrin të përshtatet si kameleon me krimin.
“Nga 381 të kërkuar të rrezikshëm nga Interpoli, 160 janë shtetas shqiptarë, një shifër e frikshme në raport me popullsinë prej 3.6 milionë”, shkruan gazeta, e cila thekson se policia i frikësohet së tepërmi ambicies së këtyre grupeve kriminale.
/portali DurresLajm/