Mafia në Emilia Romagna të Italisë duket se ka shkuar shumë larg, pavarësisht përpjekjeve të DIA për ta luftuar. Një raport i fundit i antimafias italiane tregon se, mafia është bërë pjesë dhe e administratës lokale me anë të ryshfetit.
Por, një gjë tjetër që bie në sy është fakti sesi mafia italiane bashkëpunon me klane të huaja mafioze për të menaxhuar shitjen e kokainës dhe heroinës.
Bashkëpunimin me shqiptarët e bën mafia siciliane, e cila është e specializuar në trafikimin e drogës. Ajo shfrytëzon aleancën me shqiptarët për shitjen e saj.





