5 janar 2014 – Policia italiane ka hedhur në internet një video të një atentati të ndodhur në Reggio Calabria të Italisë, në datën 10 mars 2012. Siç mund të shihet edhe në video, 2 persona të hipur në një motor, i janë afruar një biznesmeni pak centimetra larg dhe kanë qëlluar disa herë në drejtim të tij për ta vrarë. Burrat mbanin kaskë në kokë për të mbuluar fytyrën. Por çuditërisht asnjë nga plumbat nuk e kapi biznesmenin i cili filloi të vraponte rrugëve të qytetit.