8 nëntor 2015 – Trajneri i Teutës Gugash Magani është shprehur i lumtur për fitoren e marrë ndaj Flamurtarit.
Ndërsa nuk ka hezituar me modestinë që e karakterizon të përgëzojë dhe djalin e tij për dy golat e shënuar. “Ka qenë një javë e vështirë për ne sepse vinim pas dy rezultateve negative, humbja me Partizanin dhe barazimi me Laçin. Flamurtari është një kundërshtar i frikshëm dhe lojtarët që ka në përbërje bëjnë diferencën.
Kemi marrë një fitore shumë të rëndësishme dhe jam i kënaqur për këtë. Kjo Teutë ecën me mendimin që të mos dorëzohet dhe të mos gëzohet parakohe. Duhej të bënim kujdes në kontrollimin e topit. Me Flamurtarin kemi luajtur ballë për ballë, ndryshe nga takimi me Partizanin.
Në pjesën e parë kemi pasur probleme, se krijonim hapësira në mefsfushë, por në të dytën u përmirësuam. Po punojmë shumë që të rrisim dhe personalitetin e skuadrës, të jemi më shumë agresivë, këtë i kërkova dhe skuadrës në pjesën e dytë, që reagoi pozitivisht. Gjithsesi jam i lumtur për këtë fitore, e kishim detyrë për fanellën e Teutës.”
Trajneri i Teutës ia dedikoi këtë fitore portierit Bledian Rizvani i cili ka pësuar një dëmtim. “Për Artur Maganin futbolli është shumë i ndjeshëm. Magani i është përgjigjur çdo kërkese të tij. Më pëlqeu shumë që ai shënoi dhe ja dedikoi golin Rizvanit, pasi ai është i dëmtuar. Rizvani është lojtari më i mirë që kam stërvitur në këtë moshë.
Për sa i përket talentit është më i mirë se unë. Por duhet të më ngjasojë te karakteri sepse duhet të kërkojë shumë nga vetja. Ndjehem shumë mirë, djali shënon dhe skuadra merr tre pikë, por jam në linjën e ashpër profesionale, bëri detyrën e tij për ekipin. Teuta është një skuadër me emër dhe ne po punojmë për këtë, ai bëri detyrën”.
Ndërsa për Kotobellin, trajneri thotë: “Është lojtar që nga ndeshja në ndeshje ka arritur përformancën e tij, por unë mendoj që duhet të stërvitet edhe më shumë”.
/portali DurresLajm/