Prej pak ditësh, skuadra e Teutës ka nisur përgatitjet intensive në Itali, ku është grumbulluar në një hotel pranë zonës së Riminit. Temperaturat mesatare dhe kushtet e mira stërvitore ia bëjnë punën më të lehtë trajnerit Magani dhe ndihmësve të tij për të marrë më të mirën nga futbollistët.

Afër kompleksit është një zonë e gjelbëruar me pyje, si dhe një liqen, ambiente këto që shfrytëzohen më së miri nga skuadra. Në këto ditë të para stërvitore, stafi teknik ka punuar me ngarkesë të larta, çka ka bërë që futbollistët të jenë jo pak të lodhur fizikisht. Gjithsesi, i njëjti program do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, ndërsa pas dy ditësh skuadra do të ketë edhe ndeshjen e parë miqësore.Lojtarët do të marrin të gjithë ngarkesën e nevojshme gjatë qëndrimit në shtetin fqinj, për të përballuar më pas një sezon të gjatë dhe të vështirë, ku objektivat e skuadrës durrsake do të jenë të ndryshme nga ato të një sezoni më parë.

Në ditët në vijim te durrsakët parashikohet të afrohen edhe disa lojtarët potencialë për të qenë pjesë e skuadrës në sezonin e ardhshëm.Klubi po zhvillon një merkato të kujdesshme, për të afruar ata lojtarë që vërtet bëjnë diferencën dhe për këtë arsye, afrimet do të jenë të studiuara mirë. Magani do të ketë mundësi të testojë gjendjen e lojtarëve që ka në dispozicion, në ndeshjet miqësore që do të luajë në tokën turke.