13shtator 2015 – Në “Zeqir Ymeri”, nënkampionët e vendit fituan pastër 3-0 ndaj durrsakëve, të cilët në dy javët e para kishin marrë pikët e plota. Moriera në pjesën e parë dhe Karioka e Flores në të dytën vulosën suksesin e verilindorëve. Trajneri Magani shprehet i pakënaqur për lojën e skuadrës, ndërsa kërkon që të përmirësohen në ndeshjet në vijim.“Nuk mund të them që jemi të zhgënjyer. Është humbje zhgënyese por unë nuk jam i zhgënjyer sepse humbja është pjesë e lojës. Mendoj që e kemi filluar shumë keq ndeshjen, por jo gjtihçka shkon sipas planit.
Edhe golat e pjesës së dytë po ti vini re ishin gabimi ynë. Është diçka për tu analizuar, por unë jam optimist sepse kam një skuadër të re. Kemi marrë nëj rezultat negativ por nuk është fundi botës. Duhet të ulim kokën dhe të punojmë për rezultate pozitive. Magani dhe Lamçja nuk kanë qenë në gjendjen e tyre më të mirë, ndaj bëmë një ndërrim të detyrueshëm me.
Ndaj Tërbunit e rëndësishme është që ne të organizojmë çdo gjë mirë. Do të përballemi me një skuadër radhës tjetër që dhe ajo vjenn ga një humbje, por do të jetë ndeshje e vështirë për ne. Objektivi i skuadrës dhe i tranjerit është të marrë maksimumin e pikëve në çdo ndeshje. Unë them që çdo gjë do të përmirësohet, duhet të kuptojmë se çfarë gabimi kemi bërë dhe ta përmirësojmë. Duhet të punojë mendja përpara këmbëve, ajo që nuk ndodhi sot. Objektvi jonë nuk janë Kupat e Europës, por të marrim maksimumin në ndeshjet e radhës. Të ndërtojmë një skaudër me djem të rinj dhe me lojtarë me eksperiencë”.
/portali DurresLajm/