29 nëntor 2015 – Abel Gebor as në Afrikë se kishte imagjinuar se një ditë mund të rrezikonte në fushë dhe ambulanca që duhej t’i jepte ndihmën e shpejtë të mos ndizej dhe të kishte nevojë të tërhiqej para se të nisej me të drejt spitalit.

I ndodhi në Europë, më saktë në Shqipëri në Pukë, për fat të mirë mesfushori nigerian nuk ka rrezikuar dhe është në gjendje të stabilizuar shëndetësore sic bëri të ditur trajneri i Tërbunit Luiggi Gargano.

“Futbollisti tani është më mirë. Pati dicka si një ftohje ose marrje të frymës. Në fakt më sinjalizoi se nuk ishte mirë dhe unë kisha përgatitur zëvendësimin, por dhe ai ka një zemër të madhe si prej shqiptari dhe kërkoi të qëndronte edhe pak. Gjithsesi tani gjendja e tij është e mirë”. Për sa i përket ndeshjes Gargano u shpreh se Tërbunit nuk i mjafton vetëm zemra për të siguruar mbijetesën dhe përballë Teutës edhe pse luajti mirë u ndëshkua në të vetmin rast që gaboi. Ndërkaq trajneri Magani e konsideroi të rëndësisë maksimale këtë fitore për Teutën.”

“Unë sot kam parë një Tërbun të karikuar dhe agresiv. Ndeshja ishte e luftuar dhe mendoj që ka qenë shumë e rëndësishme kjo fitore, madje për mua ky ishte një trepikësh më i rëndësishëm se ai ndaj Kukësit”.

Me këtë sukses Teuta, “hirushja” e kampionatit forcon pozitat në vendin e tretë të klasifikimit, autor i golit vendimtar Artur Magani me të atin që tregon se mbetet kërkues ndaj të birit si në rolin e trajnerit ashtu dhe në atë të babait.

/portali DurresLajm/