27shtator 2015 – Tranjeri i Teutës, Gugash Magani, do të shprehej i pakënaqur për lojën dhe humbjen e pësuar nga futbollistët e tij në “Qemal Stafa” ndaj bardhebluve të Tiranës.“Kishim raste të pastra ku mund të shënonim, të barazonim apo ndryshonim shifrat që në fillim, por futbolli kështu e ka. U ndëshkuam shumë shpejt dhe kjo na penalizoi. Por në vazhdim krijuam raste, ku mund t’i kishim finalizuar me sukses, por nuk ndodhi. Çdo ekip mund të gabojë, pasi rruga është shumë e gjatë, kemi kohë. Ne shohim sfidat dhe pikët tona, kjo ka rëndësi për ne”.

Tekniku 50-vjeçar i durrsakëve, gjatë bisedës do të vlerësonte edhe karakterin e ish-skuadrën e tij të Tiranës, çka duket kërkon ta injektojë edhe te Teuta.“ Jemi përballur me një emër të madh. Tirana është një skuadër që ka shumë eksperiencë, ne duhej të jepnim maksimumin. Tirana ka si filozofi që futet në fushë në çdo ndeshje për të fituar. Kjo e ka ndihmuar atë dhe ndaj nesh”.

/portali DurresLajm/