Teuta pësoi humbjen e dytë në fushën e saj, nga ekipet që kryesojnë kampionatin. Sipas trajneri Gugash Magani, gabimet e lojtarëve të tij i lejuan kundërshtarit të shënojë, megjithatë kjo nuk ndikon te motivimi i skuadrës.

“Ajo që nuk më kënaqi ishte se si u shfaqëm para portës kundërshtare dhe nuk shënuam për mungesë besimi. Kjo është diferenca që bën një lojtar me përvojë në krahasim me lojtarë të rinjtë. Megjithatë kjo nuk e zbeh motivimin dhe punën, pasi asgjë nuk ka mbaruar, sepse jemi në mes të kampionatit. Kjo humbje ishte për gabimet tona. Unë mendoj se lojtarët duhet të ishin më vigjilentë” – deklaroi Magani