2 nëntor 2015 – Trajneri i Teutës, Gugash Magani është shfaqur shumë i mërzitur me humbjen e ekipit të tij, pasi skuadrat ishin të barabarta dhe nuk dhuroi më shumë as Partizani. Ai pranon se ishin më mirë vetëm në goditjet standarde. Ai ka qenë kritikues ndaj lojës së lojtarëve që drejton. “Ndeshja nisi mirë, por me kalimin e minutave lojtarët nuk bënë atë që unë kisha kërkuar gjatë javës. Nuk realizuam për asnjë moment detyrat në goditjet standarde që u kisha thënë gjatë javës. Besoj se ishim edhe në trysni për fitimin e pikëve”.
Trajneri mendon se goli mund të ishte evituar lehtësisht. “Momenti i golit ishte gabimi ynë. Mund të ishte evituar, pasi lojtarët dolën nga detyrat dhe një pozicionim i keq i mbrojtësit të majtë solli edhe golin. Do të punojmë që ta rregullojmë në seancat e tjera stërvitore. Mendoj se kam bërë zëvendësimet e duhura, pasi me futjen e Maganit në lojë ekipi bëri më mirë, por ne dolëm me dy sulmues, pasi kërkonim ta fitonim ndeshjen kundër Partizanit.”
Trajneri mendon se ekipi duhet të qëndrojë me këmbë në tokë.
“Duhet të qëndrojmë më këmbë në tokë dhe të bëjmë autokritikë”. Peqinasi i uron kundërshtarët për fitoren, por mendon se gjithçka ishte e barabartë. “Nuk dua t’i heq meritat, por mendoj se gjithçka ishte e babartë vetëm në goditje standarde ishin më mirë se ne. Nuk e cilësoj ekipin e “Demave” si ters për mua, pasi edhe i kam marrë pikë”, përfundon Magani.
/portali DurresLajm/