16 shtator 2015 – Nuk ishte paramenduar një humbje 3-0 me kuksianët nga drejtuesit e klubit durrsak, edhe pse luhej në “Zeqir Ymeri” ndaj skuadrës së verilindore.Java ka nisur për “djemtë e detit” me një analizë të thellë të ndeshjes, ku trajneri Magani u ka vënë të dukje gjithsesit gabimet e bëra në atë takim, duke u kërkuar që ato jo vetëm të mos përsëriten, por skuadra të bëjë kthesën që në ndeshjen e radhës ndaj Tërbunit.

Teuta do të ndeshet me Adën për turin e parë të Kupës së Shqipërisë, e cila zhvillohet në fushën “Reshit Rusi” të Shkodrës. Në të mendohet që trajneri Magani, të skicojë edhe skuadrën që do të hedhë fushë ndaj pukjanëve të Tërbunit, me të cilën do të ballafaqohet në fundjavë në stadiumin “Niko Dovana”, ku drejtuesit e klubit durrsak pretendojnë kthimin e Teutës te fitorja. Për trajnerin Magani pozitiv është fakti se do ta ketë grupin të plotë, duke përjashtuar vetëm Hilën, i cili do të “vuajë” pezullimin për kartonin e kuq të marrë në Kukës.

/portali DurresLajm/