Trajneri i Teutës, Gugash Magani, ka analizuar humbjen e skuadrës së tij ndaj Laçit. Sipas tij, lojtarët kanë humbur disi besimin në vetvete.
“Një ndeshje e dobët, por krizë rezultatesh mund ta quajmë. Është një minikrizë do thosha, sepse jemi ende në vendin e tretë. Lojtarët kanë humbur besimin në vetvete. Pjesën e dytë u munduam, por veç problemeve tona, s’ka pasur lojë efektive, sepse lojtarët kundërshtarë, veçanërisht portieri dhe lojtarët vendas, vononin lojën. Kjo pjesë i takonte arbitrit.
Gjithsesi ne jemi brenda objektivit. Kemi nevojë për përforcime dhe kriza bëri mirë që erdhi në këtë moment. Tani duhet të jemi të bashkuar dhe mos t’ia vëmë fajin njëri-tjetrit. Nuk jemi një skuadër surprizë në pozicionin që ndodhemi. Në ekip ka lojtarë të veçantë që ja kemi dhuruar fanellën, pasi nuk e kanë merituar, ndaj këtë situatë do shikojmë me kujdes”, deklaroi Magani.