20shtator 2015 – Teuta është rikthyer te fitorja, por për trajnerin Gugash Magani duhet akoma punë. Në skuadër janë afruar disa lojtarë të rinj që duan edhe pak të përshtaten.“Jam i gëzuar për fitoren pasi janë 3 pikët. Loja ishte e hapur deri në fund dhe mund të ishim ndëshkuar. Deri në keto momente kemi një numër të madh pikësh, por na duhet punë, pasi janë afruar 9 lojtarë të rinj gjatë merkatos së verës dhe duhet të përmirësohemi. Më kënaq fitorja, por kam shumë rezerva për lojtarët që janë boshti i skuadrës. Nuk dua të flas me individë konkretë. E siguruam fitoren në shtesë, ia bëmë të vështirë. Gjithcka ishte e hapur deri në fund.

Guxova me lojtarë të rinj 18-vjeçarë, të cilët e justifikuan. Dua të inkurajoj skuadrën për vazhdimësinë.Sigurisht, mund të kemi nevojë për plotësim boshllëqe. Bëmë shumë lëvizje në merkato, rëndësi ka që kemi marrë pikët deri më tani. Askush në skuadër nuk duhet ta ndjej veten titullar të padiskutueshëm”, deklaroi pas ndeshjes Gugash Magani.

Teuta ka një ecuri të mirë në këtë fillim kampionati, pasi numëron 3 fitore të cilat e mbajnë në vendet e parë të tabelës me 9 pikë.

/portali DurresLajm/