Trajneri i Teutës, Gugash Magani, ka pranuar se humbja ndaj Skënderbeut nuk është fundi i botës megjithëse e pamerituar, por kritikon skuadrën e tij për fillimin e ndeshjes.
“Ndeshje mjaft e vështirë, kundër një rivali shumë cilësor, ndaj humbja nuk më mërzit shumë, edhe për faktin se kundër këtij Skënderbeu pak skuadra marrin pikë në Korçë. Megjithatë, unë nuk kënaqem me kaq, sepse dua më shumë dhe nuk jam i kënaqur nga skuadra. E filluam shumë keq në 20 minutat e para, sa për meritë të kundërshtarit, ashtu edhe për fajin tonë. Më pas e balancuam lojën dhe në gjysmën e dytë të pjesës së parë e morëm veten, aq sa mund edhe të shënonim. Në pjesën e dytë bëmë përmirësime, edhe falë ndërrimeve, por nuk quhet sukses, sepse sukses quhen pikët.
Gjithsesi, rëndësi ka që skuadra reagoi mirë dhe luan futboll, ndërsa për pikët ka shumë ndeshje dhe mund t’irikuperojmë. A do të ndryshoja gjë nëse do të riluhej sot? Po, do të luaja me dy sulmues, për ta mbajtur më larg zonës sonë Skënderbeun. Kishim ardhur në Korçë për pikë dhe goli ishpejtë na prishishumë plane”.