26gusht 2015 – Te durrsakët pas fitores me Flamurtarin është rritur adrenalina dhe dëshira për të fituar përsëri, ndërsa të dielën në mbrëmje do të luajnë përballë Vllaznisë. Magani i ka bërë elozhe skuadrës në stërvitje, ndërsa do të deklaronte se : “Lojtarët në Fier përballë Flamurtarit luajtën mirë. Kanë treguar grintë në fushën e lojës dhe dëshirë që nga minuta e parë për ta fituar ndeshjen.Ishte një ndeshje e vështirë për të dyja skuadrat, ndërsa kërkohej fitorja. Ky është vetëm fillimi, sepse kemi rrugë të gjatë deri në përfundimin e kampionatit. Nuk jemi aspak euforik, sepse ne jemi duke u rritur si skuadër, e cila ka shumë të ardhme brenda. Duhet të jemi të përqendruar, sepse më intereson më tepër loja e skuadrës”. Te Teuta tashmë ka mbërritur dhe portieri vlonjat Shpëtim Moçka, i larguar përfundimisht nga Laçi.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/