Gugash Magani e ka pranuar se skuadra e tij nuk kishte ndonjë motiv të madh sepse e siguroi mbijetesën që javën e kaluar.

“Kampionati për ne u mbyll që javën që kaloi kur siguruam mbijetesën. Normalisht që ishim pa motiv dhe i vetmi objektiv që ne kishim ishte të shikonim lojtarët që nuk kishin marrë minuta gjatë këtij sezoni, kryesisht djemtë e rinj. Ne po mendojmë edhe për vitin tjetër. Laçi kishte më shumë motiv dhe e fitoi ndeshjen. Për ne ka rëndësi që qëndruam në Superiore”, ka thënë trajneri i Teutës.