Teuta u mund me rezultatin minimal 0 – 1 nga kazakët e Kairat Almatit, por sulmuesi peqinas Artur Magani nuk dorëzohet, dhe kërkon kualifikimin.

Ai fillimisht analizon shkurt ndeshjen e parë: “Nuk jemi demoralizuar. Në ndeshjen e parë treguam nivel, por ishim të pafat duke u ndëshkuar atëherë kur duhet të shënonim”.

Më tej ai tregon synimin e durrsakëve: “Shkojmë atje për të luajtur futboll dhe për të kërkuar kualifikimin. Ata mund të kenë yje, por ne do të luajmë me zemër dhe grintë duke shpresuar deri në fund. Nëse zbatojmë detyrat, mund t’ia dalim”, shprehet ndër të tjera Magani, i cili dëshiron shumë që të shënojë, pasi goli e kënaq shumë, sidomos në ndeshje të tilla, por kualifikimi sigurisht që do të sillte më shumë kënaqësi.