29 gusht 2015 – Gugash Magani, trajneri i Teutës, u ka bërë ftesë tifozëve durrsakë që të vijnë në stadium sot në mbrëmje ndaj Vllaznisë, sepse do të shohin në fushë një skuadër spektakolare.
“Jemi përgatitur që të marrim fitoren ndaj Vllaznisë. Duam të krijojmë raste shënimi, si dhe të prodhojmë lojë në fushë, por më e rëndësishme është që të marrim pikët maksimale.Vllaznia është një skuadër e vështirë dhe kjo për çdo kundërshtar, sepse në fakt ka emrin e madh në futbollin shqiptar.
Megjithatë është vetëm një ndeshje dhe lufta është e gjatë deri në përfundim të kampionatit. I kam kërkuar skuadrës të mos ketë shenja euforie dhe nënvlerësimi. Është vetëm fillimi dhe duhet të jemi me këmbë në tokë. Unë shpresoj te ky grup që ka bërë më të mirën për Teutën.
Dhe tifozët duhet të kenë besim, sepse ne do të vazhdojmë me fitore”, ka thënë Magani.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/