Tre herë ka arritur të hyjë brenda të njëjtës magazinë dhe ka dalë prej andej me një sasi lekësh si dhe materiale që zotëronte magazina në fjalë.
Ngjarja është regjistruar në Durrës, konrektisht në lagjen nr. 14, në magazinën në pronësi të shtetasit G.T., 44 vjeç, banues në Durrës.
Policia ka arritur të identifikojë edhe autorin e këtyre vjedhjeve. Bëhet fjalë për një adoleshent të moshës 18 vjeç, shtetasin E.N. banues në Durrës, për të cilin janë referuar materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.
Sipas informacioneve të policisë, dyshohet se 18-vjeçari ka vjedhur 3 herë brenda një jave, në datat 3, 6 dhe 10 qershor. Ai akuzohet se ka marrë një sasi lekësh dhe disa metra kabëll elektrik.





